Arjon Luli thumbon Anën për këngën e saj të re – e krahason me këngëtarin bullgar

Para pak ditësh, Ana Lleshi debutoi me këngën e saj të re me titull “Deal”. Para debutimit në skenën muzikore, ajo ishte e ftuar në Prive për një rrëfim ekskluziv ku rrëfeu disa të pathëna për synimët e saj.

Pas debutimit në muzikë, Arjon Luli thumboi Anën me një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Ai ndau disa sekuenca të klipit të Aziz për këngën “Saint Tropez”, duke vendosur këngën e Anës.

Kujtojmë se të dy patë një konflikt shumë publik sa ishin konkurrentë në “Për’puthen”. Arjoni publikoi disa fotografi të ndjeshme të Anës, dhe një publik i gjerë aludoi se ata të dy ishin në lidhje.

Ana ka mohuar në vazhdimësi të gjitha pretendimet e ish-konkurrentit, madje pati njoftuar se ka  nisur edhe një proces gjyqësor kundër tij.