Arjola

Arjola tregon se cili është çifti më real në Big Brother VIP

Aktorja shumë e dashur për publikun, Arjola Demiri të premtën u largua nga shtëpia e BBV.

Sot ajo ishte e ftuar në Fan Club, dhe shpalosi gjëra nga shtëpia.

E pyetur nga moderatorja e programit, se cili nga çiftet e krijuara në shtëpinë e BBV-së, ajo tha shumë thjesht që Einxhel dhe Dagz-i, janë çifti më i vërtetë.

Sipas saj Trixa është shumë e përfshirë por që Donaldi po bën lojë strategjike.

Arjola gjithashtu sqaroi se kishte thënë më herët se Dagz-i bën më shumë për Einxhelin por që tashmë sipas saj po shihet vërtetësia e tyre.