BBV
Arjola publikon një foto të Ilirit teksa habit me veprimin ndaj bashkëshortës së tij
Banorit të shtëpisë po i mungon më sa duket aktorja.
Kjo për arsye se ai po mban fotografinë e saj në duar teksa i ka dërguar edhe një puthje.
Ndërkohë, Arjola Demiri e ka ndarë këtë moment në storien e saj në Instagram duke i shkruar edhe një mbishkrim. Ajo ka shkruar numrin e televotimit për Ilirin, gjithashtu e ka quajtur edhe “Shpirti i motrës”.
“Shpirti i motrës”, ka shkruar aktorja tropojane duke i bërë tag në postim bashkëshortës së Ilirit. Ndryshe, ish-banorja e shtëpisë, shpesh ka pasur momente edhe intime me balerinin teksa së fundmi shkëmbyen një puthje në buzë duke interpretuar një skenë filmi.
Lidhur me këtë një mendim e ka shprehur bashkëshortja e Ilirit e cila e ka konsideruar si diçka normale që mund të ndodhë kur dy aktorë luajnë një rol filmi. Theksojmë se, Arjola nuk ka qenë e informuar për këtë dhe nuk dihet nëse kanë biseduar pas daljes së saj nga shtëpia.
Kujtojmë se, Demiri u eliminua nga “Big Brother VIP”, edhe pse i qëlloi bileta kthyese, por fati nuk ishte në anën e saj që të arrijë në finale.