Arjani e quan Anën të pafytyrë, është i bindur se ajo po gënjen VIDEO

Arjan Konomi është i bindur se Ana po gënjen.

Mes Anës dhe Arjanit lindi një debat i ashpër në studion e “Përputhen”.

Ana ishte në studio përmes një lidhje telefonike me Skype ku edhe u kishte rastin të fliste rreth videos së fundit që Arjoni ka publikuar.

Ana akuzoi Arjanin se nuk ishte asnjëanës sepse mendonte se ai ishte takuar me Arjonin dhe ai i ka ndryshuar mendim duke e kthyer nga vetja.

Kjo gjë bëri që Arjani të nxehej dhe të dilte nga kontrolli duke e quajtur Anën të pafytyrë.

“Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj, vetëm një femër e pacipë mund të reagojë në këtë mënyrë, me mua, që më thua ke folur me Arjonin, Mendoj që thua gënjeshtra.”, iu drejtua Arjani ashpër Anës.

Ku Ana i tha se “Të premten më mbështete, tani m’u ktheve me shpatë”.

Arjani u shpreh se ai nuk i kishte bërë pyetje sepse nuk donte ta shqetësonte atë,

“Sepse ishe e prekur, s’të bëra pyetje. Paske gojën brisk për të folur në këtë situatë. Të më thotë ke folur me Arjonin ti, ke ndryshuar mendim.”

Kjo gjë bëri që Ana ti thoshte se ai do t`i kërkojë falje në të ardhmen, “Do më kërkosh falje publike”.

Ku Arjani i tha se ai e di se ishin në lidhje sepse kjo e fundit dallohet se po gënjen, “I bëjnë gjërat dhe i mohojnë me pafytyrësi” shtoi Arjani.

Ku bëri që Ana të premtonte para publikut se e vërteta do të dal në shesh, “Do u vërtetoj më fakte që e kundërta do dalë në dritë”.