Në orën 11:30 minuta trupi i pajetë i Arjan Salës i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë e lamtumirës.

32 vjeçari humbi jetën pasi hyri në magazinën e qendrës tregtare në Tiranë pranë mbikalimit të Kamzës për të shpëtuar punonjësit kur kishin shpërthyer flakët pasditen e 24 marsit.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka kërkuar që 32 vjeçarit ti jepet titulli “Dëshmor i Atdheut”.

Zv/ ministri përmes një njoftimi në facebook informoi se kryeministri ishte urdhëruar që Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Ardheut të qëndronte në gatishmëri “për ti dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

“Presim përfundimin e shpejtë te ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranës për te marre vendim te menjëhershëm. Humbja e jetës se Arjan Sales, përveçse na shkakton dhimbje te papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojnë jetën e tyre për te mbrojtur jetët e të tjerëve, do te behet! Janë gjalle bilbilenjte!” shkruan zv/ Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi

Flakët shpërthyen mërkurën e 24 marsit 2021 por vijuan deri të premten pasdite, ndërkohë trupi i tij u gjet brenda në magazinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 27 mars.