Arjan Konomi i nxjerr ‘të palarat’ Sindit: Ja çfarë bën me djemtë në prapaskenë

Pas përplasjeve të Sindit me Anën, opinionisti Arjan Konomi ka debatuar në studio me Sindin. Konomi deklaroi se Sindi sulmon me armë të ulëta sa herë që nuk i pëlqen një veprim dhe kjo gjë nxiti debat.

Opinionisti u shpreh se nuk i pëlqejnë aspak veprimet që bën Sindi në prapaskenë.

Sindi: Pse është armë e ulët? Kur i thotë Sindi është armë e ulët, kur i thonë të tjerët s’është?

Arjani: Po afrohesh shumë me djemtë në backstage dhe në kafene. Nuk më pëlqen. Meqë do backstage, do të të them ndonjë gjë tjetër?

Elvisi: Pse s’ka të drejtë t’i vardiset djemve?

Arjani: I kuptoj shumë mirë qëllimet tinëzare për të bërë çunat për vete. Ti Sindi po nuk dëgjove dhe nuk reflektove, do vazhdosh të gabosh. Kjo është çështja jote.