Ariu rishfaqet në Gjinoc të Suharekës

Në shëtitoren e Gjinocit të Suharekës, të premten mbrëma doli edhe një ari.

Ai ua ndërpreu rrugën tre djemve që po ecnin andej pari.

Por, shfaqja e ariut të hirtë në këtë fshat nuk është e rrallë.

Para disa kohësh kafsha ia dëmtoi tri koshere me bletë një banori, dhe gjurmët e saj janë ende të pranishme në oborrin e tij.

Drejtori i Bujqesisë në Komunën e Suharekës, Xhevdet Gashi tha se nuk kanë të drejtë të marrin masa tjera veçse për këtë rast janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë.