Ariu i murrmë shfaqet mbi Prizren, tmerrohen banorët (Video)

Ariu “problematik” e “zullumqar” i rajonit të Prizrenit po vazhdon të kërkohet tutje nga trupat e FSK-së, dhe për gjetjen e tij madje patën arritur edhe ekspertë jashtë Kosove, përcjellë Ballkani.info.

Ai bëri “kërdi” nëpër shtëpi të fshatrave të komunës së Prizrenit, duke mbytur shumë dele dhe rrotulluar dhjetëra shtëpi bletësh.

Arusha e murrme u bë hit medial muajin e fundit, për ashpërsimet e saj. U tha se kjo ndodhi pasi dikush nga banorët ia kishte mbytyr këlyshët.

Së fundi i shumëpërfoluri Ariu, u pa nga banorët tek një kodër në Prizren konkretisht mbi burimin e ujit “ Karapatok”.

Ballkani.info ju sjellë video të dërguara nga lexuesit ku shihet Ariu duke lëvizur i lirshëm.