Ariu dyndet në fshat, befasohen banorët e Blaçit në Dragash

Zvogëlimi i numrit të bagëtive dhe mos-dërgimi i tyre në bjeshkë, ka ndikuar që viteve të fundit kafshët e egra që ushqeheshin me to të zbresin nëpër fshatra.

Kështu ndodhi sot në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit, ku banorët janë befasuar kur sot në pikë të ditës kanë parë ariun me dy të vegjël në afërsi të fshatit.

Në videon e publikuar nga faqja e këtij fshati në Facebook,  shihen duke kaluar rrugën ariu si dhe dy të vegjlit e tij, ndërkohë që banorët mbetën të habitur nga ajo që shikuan.

Prania e arinjve dhe specieve të tjera në këtë pjesë të Kosovës është bukur e shpeshtë dhe kjo dëshmon ekzistencën e madhe të tyre në parkun nacional “Sharri”.

Kohë me parë arinjtë në Prizren i kishin bërë edhe dëme të mëdha fermerëve të kësaj komune.

VIDEO

VIDEO