Arilena dhe Alketa prishin raportet? Ky veprim flet shumë

Po vazhdojnë polemikat pas finales së “Festivalit të Këngës” në RTSH.

Arilena Ara u shpall fituese e edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës”, shkruan lajmi.net.

Por, pas publikimit të votave të jurisë, nisën debatet e nxehta për pikët e dy anëtareve shqiptare, kjo ngase Mikaela Minga dhe Rita Petro, e vlerësuan me pikë minimale Elvana Gjatën, krahasuar me tre anëtarët e huaj, të cilët i dhanë pikët maksimale.

Përmes një postimi, Alketa Vejsiu e kishte uruar Arilenën, por i kishte kërkuar ndjesë Elvanës, duke i thënë se votimi nuk ishte në dorën e saj.

E kjo deklaratë duket se e inatosi Arilenën dhe e hoqi moderatoren nga lista e personave që i ndjek.

Më pastaj, të njëjtin veprim e bëri edhe Alketa.