Arilena Ara publikon një tjetër imazh joshës nga pushimet në Vlorë

Arilena Ara, është në mesin e artistëve shqiptarë që ka filluar pushimet e para pas pandemisë së coronavirusit.

Biondja, e cila shquhet për vokalin e saj, është duke shijuar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë.

Ndonëse numëron fansa të shumtë në rrjetet sociale, ajo shpesh sjell imazhe atraktive duke mos munguar edhe ato provokuese.

https://www.instagram.com/p/CBQ9UVLH_j4/?utm_source=ig_embed

Një të tillë e ka publikuar edhe gjatë ditës së sotme, ku shfaqet me një palë bikini ngjyrë të kaltër.

Ajo ka vënë në pah linjat trupore, e cila njëherësh i kushton një kujdes të veçantë edhe fizikut të saj.

E njëjta ka lënë vetëm opsionin ‘like’ duke mos u lënë hapësirë fansave të komentojnë rreth këtij imazhi.

Përveç pushimeve, këngëtarja nga Shkodra duket se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, në bazë të asaj që ka ndarë me ndjekësit ditë më parë.

Megjithatë, akoma nuk është bërë e ditur nëse po vjen me këngë të re apo set të ri fotografik.

https://www.instagram.com/p/CBI212nnooP/?utm_source=ig_embed