Arilena Ara publikon kujtimin më të bukur nga i ati: Kurrë …

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka humbur babain e saj vite më parë. 

Arilena ka folur shumë rrallë për të atin por sot në ditën e tij të lindjes ajo ka treguar se ja ndjen mungesën.

Këngëtarja e hitit ‘Nëntori’ ka publikuar një letër ku shihet një dedikim për të atin, i shkruar me shkrim dore.

“Kurrë s’do ndahem nga ti babi dhe të dua shumë”, shkruhet në letrën e publikuar nga Arilena, e cila bën edhe një urim special:

“Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi”!

Por në foton e publikuar shohim edhe një shkrim tjetër që është i të atit të Arilenës, të cilin e ajo e ruan si një thesar:

“Faleminderit bija ime Arilena! Shumë faleminderit babi!”

https://www.instagram.com/p/B_zNWU0Hb8S/?utm_source=ig_embed