Arilena Ara mahnit me pamjen natyrale, shfaqet pa grim në postimin e fundit

Arilena Ara admirohet për vokalin e saj të fuqishëm, por nuk qëndron prapa as sa i përket pamjes fizike.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria komentohet vazhdimisht për dukej e saj natyrale dhe stilin e veçantë të veshjes.

Nuk janë të rralla imazhet ku Arilena shfaqet tërësisht pa grim, dhe mahnit secilën herë me pamjen natyrale.

Foto: Arilena Ara/Instagram

E tillë, këngëtarja bionde u shfaq edhe në një fotografi që ka hedhur së fundi në InstaStory.

Arilena dukej tejet atraktive dhe plot shkëlqim e veshur me një bluzë me ngjyrë gri.

Ndërkohë, rikujtojmë që Arilena ka paralajmëruar këngë e re “Ke me mungu”, e cila pritet të lansohet së shpejti.