Këngëtarja nga Shkodra, Arilena Ara, është zhvendosur prej disa muajsh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bukuroshja e njohur shqiptare ndërkohë ka qenë tejet aktive me postime në rrjete sociale.
Ajo ka ndarë me ndjekësit momente të ndryshme, nga pushimet e po ashtu edhe nga projektet muzikore.

Së fundmi, 25-vjeçarja ka publikuar disa imazhe me bikini me anë të të cilave ka vënë në pah linjat trupore.
Ajo shquhet për fizikun atraktiv, ndonëse është e rregullt me ushtrime në palestër.

E njëjta nga ana tjetër ka qenë më e tërhequr nga muzika, pasi e fundit që lansoi mbetet “Dashuria ime”.
Ky projekt u prit mirë nga publiku dhe deri më sot ka grumbulluar afro gjashtë milionë klikime në YouTube.







