Transferi

Arijon Ibrahimoviq huazohet te Lazio

Lazio e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar, Arijon Ibrahimoviq.

Ai iu bashkua skuadrës italiane në formë huazimi nga Bayern Munchen.

Njoftimi u bë nga vet gjigandi gjerman.

”Arijon Ibrahimoviç do të dalë në huazim te Lazio deri në fund të sezonit”, thuhet në njofitmin e bavarezëve.

Operacioni përfaqëson një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje të vendosur në 8 milionë euro , ndërsa Bayern vendosi një klauzolë rikthimi të ulur në 20 milionë.

19-vjeçari është shqiptari i radhës që transferohet në skuadrën italiane, ku në këtë ekip mund të kujtohen emra si: Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.