Arijanet Muric startues për Manchester City

Është publikuar formacioni startues i Manchester City për sfidën ndaj Fulham.
Në këtë ndeshje Pep Guardiola ka vendosur që në portë të startojë me Arijanet Muric, shkruan lajmi.net.

Muric së fundmi ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Kosovës dhe është pajisur me pasaportën e Kosovës.

Ndeshja ndaj Fulham do të jetë e vlefshme për EFL Cup.

Duket se trajneri spanjoll ka vendosur ta pushojë brazilianin Ederson dhe t’i japë hapësirë të riut kosovar.