Diplomati dhe analisti politik, Avni Arifi ka reaguar pas deklaratës publike të ambasadës gjermane në lidhje me praninë e FSK-së në veri.

Ai ka thënë kur ambasada e një shteti si Gjermania e akuzon qeverinë për përdorim të narrativave mashtruese dhe këta nuk flasin, sipas Arifit, kjo tregon më së miri se “çfarë faqe e zezë po e qeveris Kosovën”.

“Me këtë deklaratë publike, ambasadori gjerman ka dërguar një mesazh të qartë diplomatik: Meqë mesazhet diplomatike private nuk po funksionojnë, ja ku e keni publikisht. Ne nuk ju besojmë, dhe nuk jeni të besueshëm. Ju e keëpërdorni besimin tonë dhe fatkeqësisht Rohde ka të drejtë. Kosova udhëhiqet nga mashtruesit”, ka shkruar Arifi në Facebook.