Kryetari i Preshevës

Arifi për CNN: Kurti po përpiqet të jetë Zelensky i Ballkanit

Gjigandi global i medias, CNN, i ka kushtuar një artikull të gjatë raporteve Kosovë-Serbi dhe qasjes perëndimore ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Për CNN ka folur edhe Arifi i cili ka thënë se Kurti “po përpiqet të jetë Zelensky i Ballkanit”.

“Ai po përpiqet të jetë Zelensky i Ballkanit”, tha për CNN Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës. “Ai po përdor në mënyrë retorike dhe në mënyrë populiste argumentimin e shtetit të së drejtës. Ai dëshiron të jetë Zelensky i shqiptarëve.”

Mënyra më e mirë për të përmirësuar situatën, tha Arifi, është që Kurti të bëjë ashtu siç kërkojnë aleatët perëndimorë: Të punohet për të krijuar si “Asociacion të Komunave Serbe” në veri të Kosovës.