Arifi i dorëzon kredencialet e ambasadorit, ministrit të Jashtëm të Emirateve

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Ahmed Sari Al Mazroui, është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Kosovës atje, Avni Arifin, ku edhe ka pranuar një kopje të kredencialeve të ambasadorit kosovar.

Në takim i janë shprehur Arifit urime për sukses dhe përformancë të mirë në synimet e tij, te cilat do të përcillen me një bashkëpunim të ngusht ndërmjet Emirateve Arabe dhe Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori i Kosovës atje, ka shprehur kënaqësinë e tij që të përfaqësojë Kosovën në UAE, për shkak të reputacionit rajonal dhe ndërkombëtar që gëzon shteti falë politikës së “Shkëlqesisë së tij, sheikut Khalifa bin Zaed Al Nayhan, president i shtetit ‘ Zoti e ruajtë atë”, raporton agjencia arabe e lajmeve WAM.

Airifi gjatë kohës sa ishte në Kosovë, kishte ushtruar detyrën e shefit të stafit të kryeministrit, dhe ishte një nga njerëzit më të afërt të Ramush Haradinajt.