Kurti-Arifi

Arifi e quan “qeverisje antiamerikane” Qeverinë Kurti

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka cilësuar “qeverisje antiamerikane” Qeverinë Kurti, duke thënë se ajo po e çmonton Republikën e Kosovës.

Në një reagim në X, Arifi ka shkruar të dielën se “askush s’do ta besojë se interesi politik i momentit do të shlyejë histori suksesi drejt hapave të regresit dhe humnerës”.

“Qeveria e Kosovës me satelitët e tyre po çmontojnë çdo ditë e sipër këtë Republikë (zaten ministri i tenderëve, Aliu e pati quajtur republikë të përkohshme”, sa më shumë po fitojnë kauza mashtruese të konvertuara politike, aq më shumë po i afrohen interesave serbe”, ka deklaruar ai.

Arifi, që edhe më parë e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, ka potencuar se “është momenti i madh i reflektimit të çdo qytetari të stopojë këtë rrugë qeverisje të çmendur drejt vetëvrasjes politike”.

“Amerika dhe NATO nuk është armiku i shqiptarëve”, ka shtuar ai në përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.