Arianit Ahmeti thotë se i ka ardhur vendimi i shkarkimit, i tregon edhe arsyet

Arianit Ahmeti rrëfehet në një intervistë në emisionin ‘Rock n’Roll Football’, i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ish-zëvendës/sekretari i FFK-së për punësimin e tij në Federatën e Futbollit të Kosovës, shkarkimin së fundmi nga pozita e zëvendës/sekretarit dhe hapat që do t’i ndërmarrë për t’u bërë kryetar i FFK-së.

Ahmeti flet edhe për 41 nënshkrimet e shumëpërfolura dhe programin që e ka përpiluar për t’u bërë kryetar i FFK-së në vend të Agim Ademit.

Fillimisht, Ahmeti ka konfirmuar se tashmë i ka ardhur vendimi i shkarkimit nga FFK-ja.

“Tashmë e kam marrë vendimin para rreth dy orësh nga FFK-ja për shkarkimin tim”, ka thënë fillimisht Ahmeti në ‘Rock n’Roll Football’.

“Aty thuhet se ka pasur arsye të prishjes së imazhit dhe përzirje në punët e komisioneve, gjë për të cilën nuk ka dëshmi”, vlerësoi Ahmeti.

“Synojmë të sjellim stabilitet juridik në FFK, pasi tash për tash nuk ka. Zgjedhje duhet të ketë”, ka thënë Ahmeti.