Arianit Ahmeti e zbulon skandalin e FFK-së: Kjo është e vërteta e shitjes online të biletave

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.

Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.

Në mes të tjerash, Ahmeti ka akuzuar Ademin për metodat e këqija të punës si dhe për shitjet online të biletave.

“Në dy-tri ndeshjet e fundit kemi qenë në presion”, ka thënë Ahmeti në ‘Dueli Sportiv’.

“Kemi vuajtur shumë nga metodat e punës së Agim Ademit, madje edhe edhe për punën e biletave ai ka dezinformuar”, theksoi Ahmeti.

“Agim Ademi ka bëre kohën ka dezinformuar. Lënda për bileta ka shkuar edhe ne prokurori, kam pasur shumë presion. Online nuk shiten të gjitha biletat. Në lojën me Anglinë 2939 bileta janë shitur online apo 15 %, 7733 janë porositur nga FFK, kurse 19 bileta kanë qenë të pashitura. Në ndeshjen me Malin e Zi, 4635 bileta janë shitur, 5046 nga FFK”, theksoi Ahmeti.

“Për ndeshjen me Malin e Zi, madje, pronari i tiks.app ka dashur të largohet nga marrëveshja”, përfundoi Ahmeti, i cili më poshtë e zbulon dokumentin e shitjes së biletave.