Ariana uron ‘princeshat’, nënën dhe vjehrrën për 8 mars

Ariana nuk ka harruar as për këtë ditë të veçantë të urojë më të dashurat e saj.

Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur, Ermal Fejzullahut, i ka uruar vjehrrës dhe nënës 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo ka bashkuar dy fotografi të bukura të nënës dhe vjehrrës, ndërsa ka lënë një urim të veçantë.

“Dy princesha. Ju uroj nga zemra, Gëzuar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, ka shkruar Ariana krahas fotos së publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron 185 mijë ndjekës.

8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.