Ariana Grande, provokuese në videon “7 Rings”

Një këngë e lindur në një “ditë të vështirë në Nju Jork”. Ariana Grande, shpjegon kështu në “Twitter” këngën e re “7 Rings”, dedikuar mikeshave.

Me to, pas një “pasditeje të kaluar duke pirë shumë shampanjë” në Nju Jork, pop-starja, me “zemër të thyer” është futur si Tiffany: “Kam blerë 7 unaza për të gjitha, ishte zbavitëse”. Atmosfera është rindërtuar edhe në video-klip, ku këngëtarja, e shfaqur me një këmishë seksi, ka kërcyer në mënyrë provokuese mes miqve.