Ariana Grande ka shënuar edhe një tjetër sukses.

Këngëtarja Ariana Grande u bë artistja femër më e dëgjuar dhe transmetuar në Spotify, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo e ka kaluar madje edhe Rihannan e cila më parë mbante vendin e parë në Spotify.

Lajmin e gëzueshëm e ndau vetë këngëtarja në Twitter e cila ishte shumë e lumtur.

“Mezi pres që t’ju sjell gjëra të reja për t’i dëgjuar”, shkroi Ariana e emocionuar.Pavarësisht se ishte e lumtur për këtë arritje, ajo u shpreh se shpreson që Rihanna së shpejti të rimarrë kurorën e saj.Muajin e kaluar, Rihanna konfirmoi se ajo ishte duke punuar per albumin e saj të ri.Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë dhe kur të jem gati do ta publikoj . Dhe nuk do të zhgënjeheni kur të ndodhë. Do t’ia vlejë”, u shpreh ajo.