Ariana dhe Ermali publikojnë imazhe nga pushimet luksoze, pak ditë para lindjes

Ariana Fejzullahu shumë shpejtë pritet të sjellë në jetë fëmijën e katërt me bashkëshortin e saj, Ermalin.

Ajo para pak ditëve organizoi ‘babinën’ para lindjes së vajzës, ku ka mbledhur mikeshat më të mira duke kaluar një ditë të bukur.

E megjithëse kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri te lindja, kjo nuk e ka penguar Arianën që bashkë me familjen e saj kanë shkuar sërish në pushime.

Ariana dhe Ermali kanë realizuar disa fotografi ku shihen përkrahë njëri-tjetrit, ndërsa ajo shfaqet në një veshje të zezë që i vizaton barkun e rrumbullakosur.

Kjo verë ka qenë mjaft e mirë për të, pasi pjesën më të madhe të saj e ka klaur nëpër bregdetet e bukura evopiane.

Çifti kanë shkuar sërish në Greqi.