Tashmë është konfirmuar se djali i Nexhat Dacit, Ariani, ka vdekur pas rënies së ortekut në Brezovicë.

Burime zyrtare e kanë konfirmuar lajmin për Ballkani.info se Ariani ka ndërruar jetë.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur, derisa po dyshohet se edhe tjetri ka ndërruar jetë, ndonëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Arian Daci ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Kosovës. /Ballkani.info/