Brezovicë

Arian Daci dhe të tjerët skijuan jashtë stazave të rregulluara dhe bënin skijim ekstrem

Bujar Turjaka, profesor i skijimit, Fakultetit i Edukimit Fizik dhe Sportit, ka konfirmuar se 120 pjesëmarrësit në Brezovicë janë shëndosh e mirë. Ka konfimiruar se s’ka asnjë rrezik për asnjë prej pjesëmarrësit.

Këta studentë janë në Brezovicë në kuadër të kursit të rregullt të lëndës së skijimit.

“S’ka asnjë rrezik për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë”, ka thënë ai.

Turjaka ka treguar se rasti i aksidentit tragjik ka ndodhur jashtë pistave të rregulluara për skijim.

Profesori ka shpjeguar se aksidenti i sotëm ku ka humbur jetën Arian Daci kishte ndodhur pasi i njëjti kishte skijuar jashtë pistave të rregulluara.

“Në bashkë me studentë dhe profesor si dhe me ekipin shpëtimtare kemi ndihmuar në gjetjen e viktimës”, ka thënë ai.

Ai ka këshilluar që gjatë janarit kur ka të reshura të mëdha nuk bën të skijohet në pista të parregulluara për shkak të rrezikut të orteqet.

“Shtresohet bora dhe mandej është rrezik potencial që shtresat e borës të rrëshqasin dhe iniciojnë ortekun”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Ilir Morina, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se mbikëqyrësi i qendrës që e ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci. Kështu kam informacione nga vendi i ngjarjes.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

Morina ka thënë se informata ka ardhur në orën 14:10 ku më pas Ardian Bakalli ka shpëtuar pasi ka pasur një pajisje që e mbron prej orteqeve, ndërsa Arian Daci nuk ka pas dhe është gjetur i vdekur.