Përkundër informacioneve që qarkullonin nëmediat ruse, ku thuhej se Argjentina ishte afër nënshkrimit të kontratës me Rusinë për blerjen e së paku 12 aeroplanëve luftarak rus MiG-35, u bë e ditur se Argjentina përfundimisht ka hequr dorë nga blerja e MiG-35, duke u përcaktuar për blerjen e aeroplanëve luftarak pakistanez JF-17.

Për momentin nuk ka ndonjë koment nga autoritetet argjentinase se cila ështëarsyeja e refuzimin për të blerë aeroplanët rusë MiG-35.

Mësohet se seria e aeroplanëve luftarak rus MiG-35 ka filluar të prodhohet në vitin 2019 dhe nga pala ruse atëherë ishte konsideruar si aeroplan premtues, por mos lidhja e asnjë kontrate deri me tani për shitjen e as edhe njëaeroplani të vetëm MiG-35, rritë dyshimet mbi cilësinë e aeroplanëve rus .

Dështimi i nënshkrimittë kontratës me palën argjentinase, për shitjen e aeroplanëve MiG-35, do të ketë ndikim negativ dhe do të ndikoj në uljen e reputacionit që pala ruse artificialisht ka ndërtuar për aeroplanët MiG-35.

Nuk është hera e parë kur pala ruse përmes propagandës lartëson armatimet e saj, siç është rasti me aeroplanin MiG-35, me qëllimin e vetëm shitjen e tyre dhe krijimin e opinionit për supremacinë e armatimeve ruse.