Botërori

Argjentina marshon drejt Botërorit

Argjentina vazhdoi serinë e rezultateve pozitive në kualifikueset e Botërorit 2026. Kampionët në fuqi të Botës fituan minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj përfaqësueses së Paraguajit.

Golin e vetëm të takimit e shënoi mbrojtësi Nicolas Otamendi në minutën e tretë. Në ndeshjen e luajtur në “Estadio Monumental” në Buenos Aires, “Albiçelestët” ishin shumë kërkues duke dominuar të gjithë sfidën.

Djemtë e Lionel Scalonit zhvilluan një paraqitje të mirë, që pason një seri ndeshjesh pozitive. Me këtë fitore, Argjentina shkoi në kuotën e 9 pikëve pas 3 ndeshjesh të luajtura, duke lënë pas Brazilin me 7 pikë. Pikërisht këta të fundit dështuan në shtëpi ndaj Venezuelës duke u ndalur në barazim 1-1. Goli që zhbllokoi takimin erdhi në pjesën e dytë ku pas një asisti të Neymar, Gabriel dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avanatzhin 5-herë Kampionëve të Botës.

Në minutën e 73-të, “Seleçao” shënoi sërish me anë të Vinicius Junior, por goli i sulmuesit të Realit të Madridid u anulua për pozicion të parregullt. Më tej, Brazili kontrolloi takimin pa ndonjë rrezik të madh. Kur ndeshja po shkonte drejt mbylljes, Eduard Bello barazoi takimin për Venezuelën duke heshtur 40 mijë tifozët e pranishëm në “Arena Pantanal”, në Cuiaba. Deri në fund nuk pati më raste, me sfidën që u mbyll në barazim.

Në ndeshjet e tjera Kili mundi 2-0 Perunë në Lima, ndërsa Ekuadori triumfoi me vështirësi 2-1 në transfertën e La Paz në Bolivi. Vlen për t’u theksuar se nga 10 skuadra që konkurrojnë me njëra-tjetrën në kontintentin e Amerikës Latine, plot 6 skuadra kalojnë direkt për në finalet ekupës së botës, ndërsa vendi i shtatë luan “play-off-in” ndërkombëtar për një vend kompeticionin më të rëndësishëm për përfaqësueset e globit.