Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar në Buenos Aires, homologun e tij argjentinas, Gustav Slauvinen, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin e pandryshuar të Argjentinës, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Siç raporton B92, edhe Slauvninen ka thënë se Argjentina nuk do të ndryshojë qëndrim për mosnjohje.

Ndër të tjera Daçiq e ka falënderuar homologun e tij argjentinas, për mbështetjen e Serbisë drejt organizimit në organizata ndërkombëtare, dhe për mbështetjen konstante të integritetit territorial të Serbisë.

Këto takime të Daçiqit janë në vazhdën e fushatës së egër të Serbisë kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Politikë kjo që asnjëherë nuk u kritikua nga Bashkimi Evropian, dhe që detyroi Kosovën të marrë vendimin për taksë, si kundërpërgjigje për një fushatë të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës.