Argjend Zejnaj: Rritjen ekonomike 5% ka injorant që e quajnë harxhim të buxhetit

Shefi i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, ka reaguar ndaj atyre që po e konsiderojnë të dështuar qeverisjen e Ramush Haradinajt.

Ai me theks të veçantë ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Inovacionit, eksponetit të PDK-së, Bujar Cakolli.

“Rritjen ekonomike 5% ka injorant që e quajnë harxhim të buxhetit. E të mos flasim se nuk po bëhet fjalë për ikje, por përballje e të vërtetës të cilën gjithmonë, në secilën etapë kohore e ka përfaqësuar Kryeministri Haradinaj, me shpifjet e trillimet e dashakqinjëve, që sinqerisht, mjerisht po mbeshteten edhe nga segmente e individ nga brenda Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Gjykata Speciale është produkt i shabllonuar nga Serbia dhe e betonuar nga Qeveria e “famshme”, PDK/LDK/Lisa Serbe, duke shtuar se sot, në momentet më vendimtare e jetike për të ardhmen e Kosovës, po godet.

“Por Kryeministri, Ramush HARADINAJ, atdheun e kombin i ka mbi e para të gjithave”, ka shkruar ai në fund. /Ballkani.info/

loading…