Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar pesë emra për ministra nga Lëvizja Vetëvendosje duke i kërkuar edhe LDK-së t’i propozojë pesë emra për ministra nga LDK për formimin e Qeverisë.

Video e dytë e Kurtit po ironizohet shumë për mënyrën sesi Kurti flet me publikun dhe jo me zyrtarët e LDK-së.

Në ldhje me këtë ka ironizuar, Argjend Zejnaj shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Infrastrukturës,  Pal Lekaj duke ironizuar me deklaratën e Kurtit.

“Sonte në orën, ende të pa përcaktuar, do të dal me emrat e propozuar për Ministra. Meqë qenka puna kështu, pa shumicë të siguruar dhe pa marrëveshje me askënd, me dalë me emra të Ministrave”, ka shkruar  Zejnaj në Facebook.

Kosova ende nuk ka arritur t’i krijojë institucionet tre muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit. /Ballkani.info/