Argjend Zejnaj, ish shef i kabinetit të ish ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj i ka reaguar deputetes së VV-së, Mimoza Kusari lidhur me shembjen e rrugës Klinë-Gjakovë.
Zejnaj ka sqaruar se pse ka ndodhu shembja dhe çfarë ka ndodhur realisht në fshatin Bec të Gjakovës.
Postimi i plotë:
Kush po fol, kush po fol, pse po tenton të gënjesh ditën e për diell, znj. Kusari.
Rruga, Gjakovë – Klinë, projekt i filluar në mars të 2019, është një ndër projektet më madhore, që i hapë fytin e ngushtë Gjakovës, projekti në fjalë nuk është i përfunduar dhe as i asfaltuar, është shembur trupi i vjetër i rrugës dhe jo investimi i ri, sepse ai është zgjerim i rrugës ekzistuese, nga dy korsi (shirita) në katër. Pra, atë projekt dhe qytetarët e Gjakovës i rrezikon mos investimi me mjete financiare, siç ka bërë qeveria Kurti qe i ka hequr buxhetin, e jo ish-Qeveria apo ish-Ministri që këtij projekti për të përfunduar siç duhet ia ka ndarë rreth 50 milion euro. Të të vije turp që tenton të përbaltësh çdo investim për Gjakovën. Ne të pakten nuk e kemi lejuar të futet në kredi Gjakova për investime lokale, siç keni bërë ju.







