Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, i është kundërpërgjigjur deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, lidhur me debatin për homologimin.
“Glauk Konjufca, ky papagall i dobët e shpifës që i ka dalë vetes prej kontrolli. Krim mbi krime është të gënjesh opinionin se kinse UA për verifikim të rregullsisë së automjeteve është bërë për t’iu përshtatur këtij apo atij operatori. Më të drejtë të është sygjeruar që “t’i rikthehesh Burdushit””, ka shkruar Zejnjaj.
Ai tutje thotë se nëse ka ndonjë autor për gjithë parregullësitë në ketë sektorë, atë e keni aty.
“Kolegë i juaj është, i cili ua mbajti një ligjeratë të gjatë e moralizuese, se sa i pafajshëm është, djalli i djeshëm që sot është mbështjellur me petkun e engjullit. Ndryshojeni ligjin, aty e keni pikënisjen, e mos tentoni të bëni shtet të rezolutave, sepse është Kushtetuta dhe janë ligjet, në bazë te të cilave funksionon i gjithë sistemi shtetror”, ka shkruar në fund Zejnaj.
Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të VV-së, tha se sa i përket homologimit janë bërë dy krime të mëdha, njëri nga Fatmir Limaj e tjetri nga Pal Lekaj. /Ballkani.info/







