Arditi publikon foto me fëmijët që linden ndër vite në netët e para të festivalit ‘Kënga Magjike’

Sonte ka nisur edicioni i 20-të i Festivalit ‘Kënga Magjike 2018’.

Ndonëse hapja u bë nga këngëtarja fituese e vitit të kaluar, Anxhela Peristeri, ky vit do të karakterizohet edhe për një gjë tjetër, shkruan Ballkani.info.

Prezantuesi dhe autori i këtij festivali, Ardit Gjebrea ka publikuar një fotografi në Instagram i cili shfaqet me fëmijët që kanë lindur në netët e para të çdo festivali që nga viti 1999.

“Me 19 miq që kanë lindur pikërisht në netët e para të çdo festivali. Kënga Magjike që nga viti 1999-2017 dhe babi i Ebit që lindi sot”, shkruan Gjebrea.

Sonte dhe nesër është gjysmëfinalja e Këngës Magjike, kurse finalja do të mbahet me 8 dhjetor./Ballkani.info/

https://www.instagram.com/p/BrBMXw4n8sN/?utm_source=ig_web_copy_link