Arditi jep lajmin e bukur: Tani ‘E diela shqiptare’ do të ndiqet në të gjithë botën

Prej 11 vitesh emisioni “E diela shqiptare” i mbërthen shqiptarët para ekranit të dielave me një shumëllojshmëri temash, lojërash, informacionesh dhe muzikë.

Tanimë të gjithë shqiptarët kudo që janë do ta kenë më të lehtë ta ndjekin emisionin. Arditi ka dhënë lajmin e bukur se “E diela shqiptare” do të mund të ndiqet livestream në internet.

Moderatori shkruan se e mbajti premtimin që të gjithë shqiptarët në çdo cep të botës ta ndjekin emisionin live.

“Nesër në livestream. Www.TV Klan.al. Nga çdo cep i botës mund të na ndiqni. Premtim i mbajtur”, shkruan Gjebrea.

loading…