Preshevë

Ardita Sinani akuzon kryetarin Arifi për shpenzime enorme (DOKUMENT)

Ish- kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ‘sulmuar’ shpenzimet enorme të kryetarit aktual të kësaj komune, Shqiprim Arifit.

Ajo përmes publikimit të disa fotove, dëshmon shumën e lartë të shpenzimeve për udhtime, akomodime etj., të kryetarit Arifi.

Ish-kryetarja, tani profesoreshë në një gjimnaz në Preshevë, thotë se nuk është e drejtë të bëhen këto shpenzime përderisa dihet gjendja ekonomike e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë.