Ardian Shala: Zjarrfikësit do të kenë vëmendjen time me rrugët institucionale

Kandidati për Kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala ka thënë që zjarrfikësit gjatë punës së tyre të rrezikshme përballen me shumë vështirësi dhe probleme, por problemi më i madhi për ta është statusi i pa definuar ende.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se si ekip i emergjencave dhe reagimit kombëtar, zjarrfikësit do ta kenë vëmendjen time me rrugët institucionale si dhe avokimit të çështjes së zjarrfikësve te niveli qendror, për vendin e merituar në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.