Ardian Shala zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë

Kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë është zgjedhur Ardian Shala.

Këtë e bëri të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sot, Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Therandë ka zgjedhur për kryetar, Ardian Shala”.

“Theranda mbetet bastion i LDK-së. Kryetarit dhe Kryesisë, punë të mbarë dhe suksese”, shkruajnë nga LDK.