Ardian Shala vazhdon fushatën në Mohlan dhe Krushicë të Ulët

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka vazhduar fushatën e tij në Mohlan dhe Krushicë të Ulët, shkruan Ballkani.info.

“Në Mohlan, në bashkëbisedim me banorët diskutuam dhe prezantuam projektet e programit tonë dhe zgjidhjen e çështjeve të ngritura këtu”, tha ai,

Ndërsa tutje vazhdoi se në Krushicë të Ulët, i siguroi qytetarët në takim se me qeverisjen e LDK-së për katër vitet e ardhshme do të ketë infrastrukturë, do të bëjnë rregullimin e kanalizimit dhe të trotuarit në Lumin Gash.

“Në Krushicë të Ulët, i sigurova qytetarët në takim se me qeverisjen e LDK-së për katër vitet e ardhshme do të ketë infrastrukturë, do të bëjmë rregullimin e kanalizimit dhe të trotuarit në Lumin Gashi, në Lagjen e Re dhe rregullimin e rrugëve lokale në fshat.Rregullimi i rrugëve do të bëhet në fillim të qeverisjes së LDK-së”, theksoi ai.

Postimi i plotë: