Ardian Shala: Premtoj që do të bëjmë shumë punë të mira për Tërrnjen dhe banorët e saj

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga dega e LDK-së, Ardian Shala përmes një postimi në Facebook ka treguar se në ditën e sotshme ka vizituar fshatin Tërrnje, kështu ai i theksoi disa probleme me të cilat përballen banorët e këtij fshati.

“Vizituam edhe objektin e shkollës e cila është ndërtuar para 2 viteve e që për shkak të punimeve të dobëta ajo është në gjendje të keqe dhe kundërmon”, tha ai.

Vendin më të çuditshëm dhe të rrezikshëm e cilsoi këndin e lojrave afër trafos i cila ka shpërthyer vite më parë dhe është rrezik permanent për fëmijët.

Më pas ai i premtoi se do të bëjnë shumë punë të mira për Tërrnjen dhe banorët e saj, me cilësi dhe sipas prioriteteve.

Postimi i plotë: