Ardian Shala në Peqan tregon prioritetet e qeverisjes së tij

Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka vizituar banorët e fshatit Peqan së bashku me me kandidatin e LDK-së për asamblenë komunale, Dukagjin Latifin.

Në këtë vizitë kanë biseduar dhe këmbyer mendime me banorët e këtij fshati për përmirësimin e kushteve të jetës në përgjithësi.

Tutje ai ka shpalosur prioritetet gjatë qeverisjes së tij.

“Prioritet i qeverisë sime lokale, janë investimet e domosdoshme, si vijon:Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, funksionalizimi i ujësjellësit, baseni sekondar, pompat e ujit dhe vendosja e orëmatësve, riparimi i rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimi i segmenteve të reja dhe hapja e rrugëve fushore, janë preokupim imi parësor për këtë fshat”, shkruan ai.

Postimi i plotë: