Me ish-deputetin e Kuvendit Ardian Kastrati, u diskutua aktualiteti politik në Kosovë.

Ai në DPT te Fidani pati kritika të ashpra për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Kastrati tha se kabineti i këtij të fundit është në një nivel me analfabetët funksionalë.

Sipas tij, ata qeverin në mënyrë banditeske.

“Dhe duke e parë që ky s’ka as ekip e as kabinet, se nuk është bash i padijshëm ky dhe duke e parë çdo 5-6 muaj zgjedhje, veç me i çu gishtat, Kurti 5, Kurti7, Kurti 20. Nëse ky satisfaksion i kënaq qytetarin, “bravo… fitoi baba”, qysh po e quajnë ata. Urdheroni, ishalla ngiheni”, deklaroi Kastrati në Klan Kosova. 

“Se kam unë atë problem, mirëpo populli nuk po ngihet, me bukë e me ushqim e qeverisje, sepse ky nuk po di të qeverisë”, shtoi ai.