Ardian Kastrati i PDK-së i thotë Bislimit: Akti i pestë i tradhtisë nga Kurti po vjen

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, është përplasur në Komisionin për Integrime me zv.kryeministrin Bisnik Bislimi.

Kastrati i PDK-së ndërsa ka kritikuar Kurti të cilin e ka quajtur lider suprem, ka thënë se akti i pestë i tradhtisë nga kryeministri aktual po vije.

“Nga lideri juaj suprem kemi parë disa akte të tradhtisë gjatë këtij 20-vjeçari, p.sh. e para për Rambujenë, e dyta për Ahtisarin ku njerëzit duke protestuar kanë vdekur, tash është ulur në karrigen e Ahtisarit, e treta bashkimi kombëtar që u zhduk nga toka, e katërta reciprociteti, tash po thotë Minishengeci dhe akti i 5-të tradhtisë po vjen këto ditë. Ju si duket nga ajo që kam unë informata mezi s’po prisni të fusni një parti në zgjerimin e koalicionit për të marrë vulën e përgjegjësisë në ato ofertat që po ju vijnë juve në ofertat për dialogun ose ta dërgoni vendin në zgjedhje. Ky është akti i radhës i tradhtisë i liderit të juaj suprem”, tha ai shkruan Reporteri.net.

Kastrati më pas e pyeti Bislimin se çfarë do të bëjnë me dialogun me Serbinë dhe cila do jetë qasja e qeverisë Kurti në raporton me SHBA-dhe BE-në.

“Çka keni me bo me negociatat me Serbinë, cila ka me qenë qasja juaj me SHBA-të dhe BE-në? Çfarë keni me bërë me ofertat e dialogut që do t’i keni në tavolinë”, i tha Kastrati.

E Bislimi i është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk meriton përgjigje nga ai. Ai ka thënë se qasja e Kastratit mbetet e njëjtë, si atëherë, kur siç është shprehur e kanë larguar nga puna si referent.