Ardian Gjini tregon si u kanos nga qytetari në korridorin e Komunës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes ka marrë një telefonatë nga Kuvendi Komunal në Gjakovë e ku janë njoftuar se është kanosur kryetari, Ardian Gjini, nga një person.

I dyshuari është arrestuar dhe është në ndalim policor prej 48 orëve.

Për rastin ka reaguar vetë Gjini në profilin e tij në Facebook, sipas tij i dyshuari ka ardhë në korridor dhe e ka ngritë zërin ndaj tij.

“Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Meqenëse të gjitha mediat janë të interesuara për rastin e ndalimit të një qytetari për kanosje në objektin e komunës sqaroj si në vijim:

Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin.

Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civil, duhet të veproj ligji.