Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka bartur numrin “19” si nofkë të luftës.
Ai ka deklaruar se me këtë nofkë komunikonte me komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, gjatë diskutimeve me telefon satelitor.
“Mua më thërrisnin 19-sh, shifra ime ka qenë 19 kur kemi komunikuar me mjete të komunikimit”, ka deklaruar Gjini të hënën në “Kanal 10”.
Ai tha se gjatë luftës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Haradinajn dhe se edhe lajmin për rënien e heroit Shkëlzen Haradinaj e ka marrë përmes telefonit satelitor.







