Ardian Gjini në tubimin përmbyllës: I vetmi që e di ku është Gjakova është Ramush Haradinaj

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur tubimin përmbyllës në Gjakovë ku nikoqir ishte kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Ai e filloi fjalimin e tij me një thënie që sipas tij i përket prishtinasve.

“Gjakovë ta ha zemrën, këqyre sa të mirë jeni”.

“Të tjerët krejt çka po dinë të bëjnë është të provojnë me mundur njëri- tjetrin. Njëri po dëshiron ta dërgojë tjetrin në shtëpi, tjetri po dëshiron ta mbajë. Por ku ka ardhur puna me mund Serbinë larg e kanë pasë shtëpinë nga njëri-tjetri”.

“Po dua të përmendi se çka ka ndodhur në Gjakovë këto dy vjetet e fundit, përpara e kemi pasë dikë që thotë se duam ta ndihmojë Gjakovën se është zonë kufitare, por ka harruar që Gjakova e ka kojshi Shqipërinë”.

“Tjetri ia ka sjellë 700 mijë euro i ka për tri vjet. Një tjetër – në këtë sallë diku në një tubim të zbehtë ka thënë Liqeni i Çabratit. Me thënë kështu është problem dhe ja pse: Çabrati s’është një kodër por këtu është bërë lufta më e madhe urbane në Kosovë. Mos me ditë se çka është Çabrati është njëjtë si mos me ditë çka është Reçaku”.

“Veç në dy vjetët e fundit i kemi pasë 100 milionë euro investime sepse Haradinaj e di ku është Çabrati dhe nuk i ngatërron”.

Gjini ka kritikuar ata që po i shfrytëzojnë nënat e të zhdukurve në Gjakovë për të marrë vota.

“Nuk është fer me ardhë në fushatë dhe me i përmendë këto nëna. S’është mirë me përmendë për të fituar vota. Ato duhet përmendur, kur kemi pasë dhimbje dhe jo vetëm kur kemi pasë zgjedhje”.

“I vetmi që ka ardhur edhe për dhimbje është Ramush Haradinaj. Pra AAK-ja dhe ai e dinë ku është Gjakova dhe se harrojnë ku është kurrë”

Gjini përmbylli fjalimin duke kërkuar votën e bashkëvendasve të tij gjë që u prit me një entuziazëm nga simpatizantët.

loading…