Ardian Gjini: E kam mbajtur foton e Thaçit në zyrë, do ta mbajë edhe të Osmanit

Ditë më pare presidentja Vjosa Osmani e bëri foton zyrtare të cilën drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale sipas ligjit detyrohen ta mbajnë në zyrë.

Kreu i Gjakovës, Ardian Gjini, në REPORTERI/INTERVISTA është pyetur nëse do ta mbajë ai foton e presidentes Osmani në zyrën e tij.

“Në zyrë e mbajë fotografinë që e kërkon ligji, te presidentit ose presidentes. Në momentin që na sjellin foton zyrtare e vendosim. E kam pas foton e z. Thaci, do ta kem edhe të znj. Osmani”, ka deklaruar Gjini.