Ardian Bujupi publikon video nga atmosfera e përbashkët me Xhensilën në Zvicër

Jo rastësisht konsiderohen si dyshja më e mirë kur janë në pyetje bashkëpunimet.

Në të dyja bashkëpunimet që kanë pasur kanë arritur miliona klikime në kanalin zyrtar të youtube.

Me këngën “Çika Çika” arritën plot 119 milionë klikime, kurse me “Panorama” 67 milionë klikime.

Ndërkohë që Ardian Bujupi sot ka publikuar disa video dhe fotografi nga mbrëmja që mbajtën mbrëmë së bashku në Zvicër.

Të dy u shfaqën veshur në të zeza duke u parë po ashtu shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndryshe, “Panorama” është bashkpunimi më i fundit i tyre.